Toverlani ka një kërkesë për lojtarët e tij para ndeshjes me Dukagjinin

Nesër në Superligën e Kosovës do të zhvillohen dy ndeshje hapëse të javës së 24-të.
Ballkani do të jetë mysafirë i Flamurtarit, kurse Dukagjini do ta presë Feronikelin, transmeton Indeksonline.
Trajneri i Niklit, Afrim Tovërlani ka pasur një kërkesë për të gjithë lojtarët para kësaj ndeshje.
“Ndeshja me Dukagjinin është sfida e radhës për ne, kundershtarin duhet ta respektojmë dhe në fushë le të fitojë ekipi më i mirë. Në stërvitje gjithçka është në rregull, të shohim si do të shkoj ndeshja”, tha Toverlani./Indeksonline/