Sot, do duhej të fillonte Euro-ja 2020

Në kushte normale, sot do të duhej të fillonte Kampionati Evropian.
Por, për shkak të koronavirusit, ai u shty për vitin e ardhshëm, transmeton Indeksonline.
Kombëtarja e Kosovës ka mundësi të artë që ta shkruajë historinë dhe të kualifikohet në këtë kompeticion.
“Dardanët” mund që ta arrijnë kualifikimin përmes Ligës së Kombeve.
Fillimisht, Kosova në gjysmëfinale të Ligës D, do të ndeshen me Maqedoninë e Veriut, e në rast të kualifikimit “Dardanët” në finale e presin Bjellorusinë apo Gjeorgjinë./Indeksonline/