75 Mall Live Search
11:24 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

Në 21-vjetorin e Çlirimit, Kuvendi seancë solemne, por pa miqtë ndërkombëtarë

Kuvendit i Kosovës  sot mbajti një seancë më ndryshe solemne.

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ka thënë se për shkak të pandemisë këtë herë nuk kanë mundur të ftonin miqtë ndërkombëtarë në shënimin e Ditës së Çlirimit, e të cilië Kosovës iu gjenden atëherë kur ajo kishte më së shumti nevojë, transmeton IndeksOnline.

Seanca u shoqërua me një video që paraqiste ushtarët e KFOR-it, deputetët shënuan 21-vjetorin e çlirimit të Kosovës, transmeton IndeksOnline.

Në fokus të kësaj videoje ishte paraqitur kontributi i KFOR-it ndër vite, për Kosovën, e në veçanti në këto muaj ku shumë pajisje mbrojtëse u dhuruan nga këta pjesëtarë për popullin e Kosovës. /IndeksOnline/