75 Mall Live Search
12:34 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ambasadori Abbot: Jam krenar, që ushtarët britanikë mbështesin paqen në Kosovë

Nicholas Abbott, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, në 21- vjetorin e çlirimit të Kosovës, ka thënë se është krenar që ushtarët britanikë vazhdojnë të mbështesin paqen në Kosovë dhe rritjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Abboti ka thënë se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova mbesin miq dhe parnerë të ngushtë, shkruan IndeksOnline.

“Sot, në 21- vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë në vitin 1999, pata nderin e madh që së bashku me nënkolonelin Martin Broëning të vendosnim lule në memorialin për ushtarët e NATO-s të rënë në Kosovë në vitin 1999. Martini ishte mes trupave të para britanike që hynë në Kosovë 21 vjet më parë, kështu që ky ishte një moment i veçantë për të, që rizgjoi kujtime të atyre ditëve vendimtare. 21 vjet më vonë, Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova mbeten miq dhe partnerë të ngushtë. Jam krenar që ushtarët britanikë vazhdojnë të mbështesin paqen në Kosovë dhe rritjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, si edhe per rolin që Martini luan sot si këshilltar i komandantit të FSK-së”, tha ai./IndeksOnline/