Shumë bujë për asgjë – Ylli i Chelseas, që asnjëherë nuk “ndriçoi”

Chelsea ndër vite ka huazuar shumë talentë në skuadra të ndryshme.
Shumica prej tyre pritej që të bëheshin lojtarë të mëdhenj e ta drejtonin skuadrën angleze drejt sukseseve të mëdha, transmeton Indeksonline.
Disa prej tyre janë pjesë e Chelseas ende, por që nuk kanë ndonjë vlerë në klub më.
Dështimi më i madh në vitet e fundit te Chelsea është mesfushori holandez, Marco van Ginkel.
Për të pritshmëritë ishin të mëdha kur u ble në vitin 2013 nga Vittese.
Por, Ginkeli u dërgua në huazim te Milani, Stoke e PSV-ja, por nuk mundi të tregonte veten.
Tashmë ai është 27- vjeçar dhe vuan nga lëndimet e shumta. Holandezi ende pjesë e Chelseas, por që shumë shpejt mund të largohet./Indeksonline/