Agim Veliu në 21-vjetorin e çlirimit nderon personalitete si: Ibrahim Rugovën dhe Zahir Pajazitin

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, në 21- vjetorin e çlirimit nderon personalitete si: Ibrahim Rugovën dhe Zahir Pajazitin.
Ai tha se “datat si kjo, janë momente që sjellin në vëmendjen domosdonë e ndërveprimit të përbashkët, duke synuar më të mirën për Kosovën e lirë”.
“Në 21-vjetorin ë çlirimit të Kosovës, nderuam figura e personalitete meritore për lirinë e vendit tonë.
Datat si kjo, janë momente që sjellin në vëmendjen domosdonë e ndërveprimit të përbashkët, duke synuar më të mirën për Kosovën e lirë.
Ashtu si simbolika e kësaj vizite, shtatorja e presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova, heroit të kombit Zahir Pajaziti dhe Memorialit të Ushtarëve të NATO-s, duhet të jenë edhe angazhimet tona, të duhura e mirë të koordinuara me aleatë, sepse vetëm atëherë përpjekjet tona kurorëzohen suksesshëm”, tha ai./IndeksOnline/