75 Mall Live Search
14:24 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

Përgënjeshtron Osmani: Gjithmonë e kam lartësuar kontributin e UÇK-së për lirinë e vendit

Zyra e kryetares së Kuvendit ka përgënjeshtruar pak më parë deklarimet e disa deputetëve se ajo gjatë fjalimit të saj në Kuvend, në 21- vjetorin e çlirimit të vendit, nuk ka përmendur UÇK-në dhe kontributin e saj për çlirimin e vendit.

Ndërsa Osmani në Facebook ka shkruar se në çdo seancë ka kujtuar dhe lartësuar kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Komandantit legjendar të saj, Adem Jasharit e të gjithë familjes Jashari, si edhe kontributin e të gjithë heronjve, dëshmorëve, martirëve dhe të gjithëve që luftuan e sakrifikuan që sot të jemi të lirë.

Ndërsa me reagime të shumta e me shkrime në rrjetet sociale disa deputetë kanë kryqëzuar Osmanin për mospërmendjen e UÇK-së në një ditë kaq të rëndësishme si kjo e sotmja.

Ky është shkrimi i plotë i saj: