Blero tregon hapur përkrahjen për Vetëvendosjen

Këngëtari i mirënjohur, Blero vazhdimisht ka dhënë komente politike për zhvillimeve në vend, shpesh herë duke kritikuar.
Por, asnjëherë nuk ka treguar përkrahjen e tij publikisht për ndonjë subjekt politik, deri tani.

Së fundi këngëtari nga Mitrovica duket se është pozicionuar politikisht pro Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai është parë pranë Agim Bahtiri, Glauk Konjufca dhe Mefail Bajqinovci në nënshkrimin e peticionit për kërkesën, Duam Zgjedhje.

Ndryshe, sot shënohet e 15 vjetorit të themelimit si Lëvizje Vetëvendosje dhe do të shënohet me një tubim në sheshin “Skenderbeu”./Indeksonline/