Pas tubimit të VV-së, “Tigri” i reagon ministrit të shëndetësisë, kërkon lirimin e masave për klubet e natës

Derisa Lëvizja Vetvendosjë është duke e mbajtur tubimin e saj të paraljmëruar në sheshin “Skendërbeu” është ish-kryetari i tifo-grupit Plisat, Albert Kastrati ai i cili ka reaguar duke parë mos-respektimin e distancës sociale në këtë tubim.
Kastrati nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” ka kërkuar nga ministri i shëndetësisë, Arben Zemaj lirimin e masave për klubet e natës.
Sipas Kastratit asnjë klub i natës në Kosovë, nuk ka hapësirë për kaq shumë njerëz sa janë të pranishëm në këtë tubim, ku edhe po këndon grupi i njohur “Troja”.
Ja postimi i plotë i Kastratit: