Bogujevci: Duam zgjedhje, nuk guxon askush të shkel mbi demokraci

Deputetja Saranda Bogujevci, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje e cila mban ende plagë në trup nga forcat serbe, sot në ditën e çlirimit iu drejtua masës në tubimin e organizuar nga partia e saj.
Bogujevci, të cilës familjen ia vranë serbet, tha se kjo ditë sot është shumë e rëndësishme për të.
“Falë luftës se UÇK-së, ndihmës së NATO, popujve miq në botë, në ketë ditë 21 vite më parë u çliruam nga regjimi i Millosheviqit dhe Serbia. Për herë të parë u çliruam për të qenë të pavarur dhe të lirë. Po në këtë ditë lindi Lëvizja Vetëvendosje, sot gëzon 15 vite të ekzistencës së saj, jam me fat dhe e nderuar që jam pjesë e saj, dhe sot si Lëvizje jam bashkë me ju. Gjithashtu sot në ketë ditë të rëndësishme për ju po e festoj edhe ditëlindjen time”, tha e mbijetuara e luftës së fundit në Kosovë.
Ajo tha se duhet bashkuar në shesh, për të ecur përpara. Tha se do t’i kthejnë dinjitetin vendit.
“Nuk guxon askush të shkel mbi demokraci, mbi sovranin, nuk guxon askush të shkel mbi qytetarët e këtij vendi, shtoi ajo.
Në fund i pyeti të pranishmit nëse janë për zgjedhje, ndërsa përgjigjen e mori “po”.
Ajo tha se shpejt vendi do të shkojë në zgjedhje.