75 Mall Live Search
20:06 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

Konsullja Musliu: 21 vjet grindemi me njëri-tjetrin në vend që të zhvillojmë politika progresive

Konsullja e Përgjithshme e Kosovës në Frankfurt të Gjermanisë, Fatmire Musliu i ka kushtuar një postim në Facebook 21 vjetorit të Çlirimit të Kosovës.

Ajo ka vënë në theks luftën e pastër të Ushtrsë Clirimtare dhe NATO-s.

Postimi i plotë:

KOSOVË!

– 21 vjet dëshmorëve u hodhëm lule plastike mbi varre por një ligj për mbrojtjen e luftës së tyre nuk e bëmë.

– 21 vjet u çjerrem duke recituar parulla patetike por një muze nuk e bëmë dot.

– 21 vjet përkrahem dhe zgjodhëm përfaqësues të cilëve ju vjen rëndë të përkulen para sakrificës së popullit të vet.

– 21 vjet nuk arritëm dot të bëjmë një padi për gjenocid por bëmë një gjykatë speciale kundër UÇK-së.

– 21 vjet grindemi me njëritjetrin në vend që të zhvillojmë politika progresive.

– 21 vjet u përjargëm pas deklaratave të lloj lloj zyrtari të huaj pa e kuptuar që ne jemi ata deklaratat dhe veprimet e të cilëve duhet të kenë peshë.

– 21 vjet improvizim politik, ekonomik, kulturor….,

Kosovë nuk kemi të drejtë të t ‘kërkojmë as falje.

UÇK vetëm liria që na sollët ju është vlera që nuk zbehet kurrë. Pushka juaj solli NATO-n e ju bashkë sollët lirinë.

Lavdia ju takon juve; deri në përjetësi.