Reagon Ismet Munishi pas barazimit që Ballkani arriti ndaj Flamurtarit

Skuadra nga Suhareka, Ballkani ka barazuar sot në ndeshjen me Flamurtarin në kuadër të xhiros së 24 të Superligës.
Trajneri i kësaj skuadre, Ismet Munishi nuk ka dashur t’a komentoj barazimin e skuadrës së tij por ka reaguar në rrjetin e tij social në ‘Facebook’ ku ka shpërndarë një foto ku shihen tre yjet e skuadrës nga Suhareka, Blend Baftiu, Jetmir Topalli, Arber Hoxha.
Te tre këta futbollistë raportohet se janë në kërkim nga disa klube në Europë.
