Një këmbësore goditet nga vetura, afër sallës “1 Tetori” në Prishtinë
Është goditur një këmbësore nga një veturë në rrugën “Eqrem Qabej”, afër sallës “1 Tetori” në Prishtinë.
Thuhet se këmbësorja ka pësuar lëndime, por ende nuk dihet për gjendjen e saj shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes janë ekipet emergjente mjekësore dhe Policia e Kosovës./Indeksonline/


