Për një qytetare fjalimi i Kurtit s’ka aspak rëndësi, zgjodhi të pijë kafe në qetësi

Sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë u mbajt tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje për 15-vjetorin e themelimit të saj.
Aty morën pjesë mijëra simpatizantë të kësaj partie, e mbajtën fjalime Liburn Aliu, Saranda Bogujevci, Aulonë Bytyçi, Boiken Abazi, ish-ministrat e Qeverisë Kurti, Albulena Haxhiu dhe Arben Vitia, dhe në fjalën e fundit Kryetari Albin Kurti.

Por për një qytetare, fjalimi i Kurtit nuk kishte aspak rëndësi, shkruan Indeksonline.
Ajo e ulur në një restorant po e shijonte kafen e saj, e po rrinte me mjaft qetësi në telefonin e vet.
Tubimi i sotëm i VV-së shpërfilli masat ndaj Covid-19, e kjo parti edhe u akuzua se rrezikoi qindra njerëz, teksa vendi ndodhet në një situatë alarmante./Indeksonline/
