Labi thërret estradën dhe pronarët e restoranteve për protestë para Ministrisë së Shëndetësisë

Këngëtari dhe ish-deputetit, Labinot Tahiri ka bërë thirrje për estradën dhe pronarët e restoranteve për tu bashkuar në protestën para Ministrisë së Shëndetësisë.
Protesta do të organizohet të hënën në ora 11:00, transmeton Indeksonline.
Labi tha se secili ka të drejtë të reagojë kur dikush ua mohon bukën e gojës, prandaj edhe zëri i artistëve është i rëndësishëm.
Në një status në Facebook, Labi ka thënë se derisa në tubime e mbledhje, në parlament e qeveri mblidhen, atëherë as ne nuk përbejmë rrezik.
Tutje Labi u shpreh se ka dërguar ndihma në 30 komuna me vlerë mbi 50 mijë euro, dhe se edhe ai ka fëmijë dhe duhet të i’u dërgojë bukë edhe atyre.
Më poshtë postimi i plotë:
PROTESTA E RADHES PARA MSH!
DITËN E Hëne ORA 11:00
Ju thras të gjithëve pronarë të restauranteve dhe Estradë!
Të dashur qytetarë dhe kolegë, secili prej nesh ka të drejtë me reagu kur dikush ua mohon bukën e gojës femijëve tanë, pa marrë parasysh se kush je ti, apo jam unë!
Të dashur kolegë, ju më nuk punoni qe 4 muaj, derisa Viva, Elkosa, Baushtella e biznese te tjera se kane ndal asnjë moment punën.
Të dashur vëllezer, per me ua ndalë gojen shpirtligëve punova 3 muaj në pandemi, me ju tregu qe Labi s’jeton vetem per bo… e vet, por mendon për të gjithë!
Dmth. në 30 komuna kemi dërguar ndihma!
Në 5 vende tjera (qytete të trojeve shqiptare mbi 50 mijë euro).
Mbi 20.000 nëpër shume vende… nuk e di si kanë me komentu lirine e shprehjes dhe te drejten time disa kolegë apo qytetarë, kur unë kam femijë dhe duhet të i’u dërgojë bukë edhe atyre.
Derisa në tubime e mbledhje, në parlament e qeveri mblidhen, edhe ashtu si gjen asgje ata se kanë mbrojte në të 4 anët, as VIRUSI SI KAP, atehere as ne nuk përbejmë rrezik!
Unë jam tani i gatshëm për protestë nëse ju nuk jeni me lajmroni ne instagram, mos keni frik se ju i beni ata të lartë që udheheqin shtetin kush do qoft.
Zani i artistit është i rendesishëm.
ESTRADA KOSOVË E SHQIPËRISË