75 Mall Live Search
20:51 / E Diele, 14 Qershor 2020 / indeksADMonline

​Cakaj bisedë telefonike me katër homologët e tij evropianë

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj sot ka zhvilluar biseda telefonike me homologët e tij nga Turqia, Italia, Hungaria dhe Franca, në lidhje me luftën e përbashkët kundër COVID-19 dhe bashkërendimin e veprimeve për hapjen graduale të kufijve dhe rifillimin e fluturimeve direkte.

Ai me këtë rast ka shprehur falënderimin për mbështetjen e këtyre vendeve për procesin e rindërtimit pas tërmetit dhe luftën kundër pandemisë.

Postimi i plotë:

Në ndërkohë zhvillova edhe telefonata me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Mevlüt Çavuşoğlu; të Italisë, Luigi Di Maio; të Hungarisë, Péter Szijjártó dhe Sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane të Francës, Amélie de Montchalin për të biseduar lidhur me luftën e përbashkët kundër COVID-19 dhe bashkërenduar veprimet për hapjen graduale të kufijve dhe rifillimin e fluturimeve direkte.