Evertoni s’e duron festën e Liverpoolit brenda, do të montojë dhomat e zhveshjes në vendparkim

Në fundjavë do të luhet derbi i qytetit midis Evertonit dhe Liverpoolit.
Nëse Arsenali arrin ta ndalë Manchester Cityn të mërkurën, atëherë Redsi mund të shpallet kampion, pikërisht në shtëpi, shkruan Indeksonline.
Skuadra e Evertonit po planifikon të ndërtojë dy dhoma të zhveshjes në vendparkimin e stadiumit “Goodison park” për të akomoduar Liverpoolin.
Sipas “The Sun”, nikoqirët do të improvizojnë kabina jashtë stadiumit për të respektuar udhëzimet dhe për të mbajtur distancën mes dy klubeve.
Liverpooli është vetëm gjashtë pikë larg për të fituar titullin e Premierligës pas 30 vjetësh. /IndeksOnline/