75 Mall Live Search
09:33 / E Martë, 16 Qershor 2020 / indeksADMonline

42 aksidente e 1.264 tiketa të shqiptuara, gjatë 24-orëve

Sipas raportit 24- orësh të Policisë së Kosovës, në vendin tonë kanë ndodhur 42 aksidente në trafikun rrugor.

12 nga këto aksidente kishte edhe të lënduar, derisa 30 vetëm me dëme materiale, transmeton Indeksonline.

Për të gjithë ata që kanë shkelur rregullat e komunikacionit, policia ka shqiptuar gjithsej 1.264 tiketa trafiku, derisa për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 28 persona si të dyshimtë.

16 nga këta persona janë në mbajtje, e 3 në vuajtje dënimi./Indeksonline