75 Mall Live Search
09:54 / E Martë, 16 Qershor 2020 / indeksADMonline

Digjet vetura e vëllait të komandant Remit

Një veturë e tipit BMW është djegur sot në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrugën “Fadil Vata” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia po vazhdon hetimet në ndriçimin e rastit.