Takimi Thaçi-Lajçak nis në orën 17:00

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi do ta presë sot në përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Takimi midis dyshes do të zhvillohet në orën 17:00, në Zyrën e presidentit.
Ndryshe dje presidenti Thaçi deklaroi se qytetarët e Kosovës janë lodhur nga deklaratat e kota dhe se presin diçka konkrete sa i përket liberalizimit të vizave.
Kësisoj tha se Lajçakun do të presë në takim vetëm nëse ka diçka konkrete./Indeksonline/