75 Mall Live Search
15:11 / E Martë, 16 Qershor 2020 / indeksADMonline

Prizren/ Nuk u përballoi plagëve të marra, pas tri javësh vdes 5-vjeçari që i kishin rënë dyert e shtëpisë

Një rast i rëndë kishte ndodhur ditë më parë në Kushnin i Prizrenit, kjo pasi që dyert e shtëpisë i kishin rënë përsipër pesë vjecarit, i cili që nga 27 maji ishte duke u trajtuar në  QKUK. E sot ai ka ndërruar jetë duke mos mundur tu përballoj plagëve të marra.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zyrtari për Informim në Policinë e Prizrenit, Vesel Gashi, e ka konfirmuar për IndeksOnline, rastin tragjikë, duke thënë se fillimisht policia nuk ka qenë fare e njoftuar për rastin.

“Ky rast nuk ka qenë fare i njohur për policinë. Ndërsa veprimet të cilat janë ndërmarrë janë në përputhje me situatën dhe në koordinim me prokurorinë e shtetit. Rasti është iniciuar si vdekje aksidentale”, ka thënë Gashi për IndeksOnline.

5 vjeçari më 27 maj 2020 ishte lënduar në dyert e oborrit të tij në fshatin e lindjes.