75 Mall Live Search
17:01 / E Martë, 16 Qershor 2020 / indeksADMonline

Vetëm sa e ka zbukuruar shtatzënia, Arbana shkëlqen gjatë xhirimeve të emisionit të saj

Moderatorja e njohur shqiptare Arbana Osmani njihet për drejtimin e emisioneve të shumta.

Ajo përgjatë viteve është bërë një imazh televiziv shumë i dashur për publikun shqiptar, shkruan Indeksonline.

Arbana ka qenë mjaft e përfolur nëpër mediat rozë vazhdimisht, e sidomos kohën e fundit pas lidhjes së saj të re me rexhisorin Eduart Grishaj.

Madje para pak kohe u konfirmuan zërat se ajo është shtatzënë, në pritje të bëhet nënë për herë të dytë, kësaj radhe si rezultat i dashurisë së saj me Eduartin.

Duket se shtatzënia vetëm sa e ka zbukuruar Arbanën, e cila nuk ka hezituar të pozoj e të shfaqet e lumtur gjatë xhirimeve të emisionit të saj “Dua të bëj të lumtur”. /IndeksOnline/