Skenderaj bëhet me fushë të re sportive

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se ka përuruar fushën e re sportive në fshatin Runik.
Në këtë stadium do të zhvilloj stërvitjet dhe ndeshjet skuadra e Runik United.
Ky është njoftimi i tij:
Lajm i mirë për sportistët!
Bashkë me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, drejtorin e Kulturës, Abdyl Ymeri, deputetin e Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, asambleistin Agron Kajtazi dhe zyrtarë tjerë komunal, si dhe me përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit, KFOR-it, e FSK-së sot përuruam fushën sportive në Runik.
Me këtë rast falënderova Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe bashkëpunëtorët e tjerë që kanë ndihmuar në realizimin e kësaj fushe, KFOR-in dhe FSK-në, deputetin, Bekim Haxhiu, i cili ka bërë kërkesa të vazhdueshme deri sa është realizuar projekti. Falënderova edhe donatorin, Tahir Çitaku për ndihmën që ka dhënë për këtë fushë.
Gjatë përurimit të këtij stadiumi, ndava mirënjohje për donatorët të cilët e jetësuan këtë projekt të rëndësishëm për qytetarët e kësaj zone, kurse klubi “Runiku United”, mua, Nënkryetarit Lushtaku dhe përkrahësve tjerë i ndau mirënjohje për përkrahjen e dhënë këtij klubi.
Urime!