75 Mall Live Search
20:10 / E Martë, 16 Qershor 2020 / indeksADMonline

Elgiti një baba i përkushtuar, shijon ditët e para me djalin

Elgit Doda njihet si një këngëtar mjaft i talentuar.

Ai është në lidhje tash e sa kohë me këngëtaren Klea Huta, e që së fundmi janë bërë prindër për herë të parë, shkruan Indeksonline.

Madje Elgiti duket se po e shijon secilin moment pranë djalit të tij të vogël, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Krid.

Ai shihet duke e ushqyer të birin derisa duket mjaft i lumtur me të në krah.

Kujtojmë që para pak ditësh ai dhe Alban Skenderaj sollën këngën “Parajsa Ime”, që u prit shumë mirë nga publiku. /IndeksOnline/

View this post on Instagram

??

A post shared by PRØDSTAR (@elgitdoda) on