75 Mall Live Search
07:21 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / indeksADMonline

Mot jo stabil edhe në dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një komunikate për media ka konfirmuar se situata meteorologjike do të vazhdojë të mbetet e paqëndrueshme në Kosovë.

“Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferike, duke krijuar kushte për formimin e vranësirave të çrregullta të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.


Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-8 m/s.