Pamje të rënda, 8 persona marrin lëndime të rënda në një aksident në magjistralen Prishtinë- Podujevë

Sot rreth orës 08:00, ka ndodhur një aksident i rendë trafiku në fshatin Vranidoll, ku kanë qenë të përfshira dy automjete.
Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës për Indeksonline ka treguar se si pasojë lëndime kanë marrë 8 persona.

Tutje, ajo ka treguar se të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Vranidoll. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 8 persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar ajo./Indeksonline/
