Kërkojnë të pajisen me dokumente, nuk mbajnë distancën

Radhët e gjata janë krijuar në mëngjesin e së mërkurës, pranë Qendrës së Regjistrimit Civil në kryeqytet.
Ndonëse shumë nga ta kanë vendosur maskat, ajo që bie në sy, është mospërfillja e rekomandimeve të institucioneve qeveritare e shëndetësore, për mbajtje të distancës.
Në gjithë këtë grumbull njerëzish, ajo që më së paku mund të thuhet është se distanca po respektohet.
Ndryshe në vend janë rritur dukshëm rastet e të prekurve me Covid-19.
Aktualisht në Kosovë janë 754 raste aktive, ndërsa kanë përfunduar me fatalitet 34 persona./IndeksOnline
IndeksOnline ju sjell pamje.

