Demi Lovato vikend romantik me të dashurin, në “shtëpinë e padukshme”

Demi Lovato praktikoj distanca serioze sociale në Joshua Tree … duke marrë me qira “shtëpinë e padukshme” për një arratisje romantik me të dashurin e saj.
Këngëtarja kaloi fundjavën në shkretëtirë me aktorin Max Ehrich … duke mos kursyer asnjë shpenzim në njërën nga shtëpitë më ikonike të pushimeve të Amerikës, e cila kap çmimin 2.500 dollarë për një natë.

Shtëpia e veshur me çelik është mahnitëse, e bërë me mure nga xhami që pasqyron rrethinat e bukura të natyrës, gjë që e bën shtëpinë të ketë pamje të mrekullueshme në shkretëtirë.

“Shtëpia e padukshme” duket si një rrokaqiell, dhe hapësira prej 5.500 metra katrorësh është e zbukuruar me një ekran gjigant dhe një pishinë të mbyllur.

Ka 4 dhoma gjumi me dyer xhami që kanë dalje në ambientet e jashtme të shkëlqyera, duke ofruar pamje të gjerë të pronës 90 hektarëshe.

“Shtëpia e padukshme” është në dispozicion për të marrë me qira për të gjitha llojet e fotografive dhe videove, kështu që është e mundur që ajo mori me qira shtëpinë për projektin e ri.

Duke folur për vikendin romantik, ndonëse shkoi të punojë në një projekt, Demi tha se ishte vërtet bukur të largohej nga LA për dy ditë./Indeksonline/



