Furnizimi me maska për KEK-un, refuzohet tenderi ndaj 5 kompanive

Disa punëtorë të Korporates Energjitike të Kosovës (KEK) kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, derisa shumë prej tyre janë edhe në vetizolim.
Derisa IKSHPK-ja ka bërë thirrje vazhdimisht të zbatohen masat mbrojtëse, KEK-u ditë më parë ka kërkuar të furnizohet me maska dhe dorëza hixhienike, njëpërdorimëshe, shkruan Indeksonline.

Por, tenderi në fjalë është anuluzar pasi që asnjëra nga ofertat e pranuara nuk ka qenë teknikisht e përgjegjshme.
Në njoftimin e publikuar nga prokurimi, bëhet e ditur se numri i tenderëve të pranuar ka qenë 5, shkruan Indeksonline.
“Asnjëra nga ofertat e pranuara nuk ka qenë teknikisht e përgjegjshme”, thuhet në informacionet shtesë. /Indeksonline/
