Camila Cabello planifikon të sjellë versionin e ri të superhitit të Beyonces “Single Ladies”
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2020/06/camilabeyilustra-800x592-1.jpg)
Camila Cabello është duke punuar në version të ri të një kënge shumë të njohur të vitit 2008!
Këngëtarja 23-vjeçare e “My Oh My” është duke u bërë gati për një film të ri si protagonist në Cinderella dhe raportohet se ajo do të këndojë këngën e Beyonce “Single Ladies”‘ për filmin e ri.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2020/06/Camila-Cabello-Beyonce.jpg)
Një llogari në Twitter e quajtur FilmUpdates raportoi lajmet fundjavën e kaluar, duke thënë se Camila dhe Missy Elliotti, e cila interpreton Town Crier, do ta interpretojnë këngën së bashku.
Filmi i ri i ardhshëm është vendosur të bëjë një kthesë moderne feministe, dhe gjithashtu do të luajnë yjet si Idina Menzel, Billy Porter, Nicholas Galitzine, Luke Latchman , Tallulah Greive dhe Fra Fee.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2020/06/beyonce-amas-2008-single-ladies-650-430-compressed.jpg)
Cinderella ishte në proces të prodhimit në Londër në fillim të këtij viti pas shpërthimit të pandemisë dhe bëri që filmimet të mbyllen. Më pas u shtye data e lëshimit të publikimit të filmit./Indeksonline/