75 Mall Live Search
13:57 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / indeksADMonline

Batatina paralajmëron kallëzim penal ndaj FFK-së

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka reaguar ashpër pasi ndaj tij dhe Llapit është ngritur një procedurë disiplinore nga FFK-ja për deklarata pas ndeshjes kundër Drenicës.

Ai ka paralajmëruar se do të bëjë kallëzim penal ndaj FFK-së për prishje të imazhit.

Sipas Batatinës, FFK-ja që nga vdekja e Fadil Vokrrit po e dëmton qëllimisht Llapin, transmeton Indeksonline.

Ndër të tjera, Batatina ka kërkuar që drejtësia ta zbardhë sa më shpejt rastin e ndeshjes  kundër Drenicës.

Vlen të theksojmë se Prokuroria Themelore e Prishtinës ka hapur hetime për kurdisje të ndeshjes Llapi-Drenica.

Postimi i plotë i Batatinës:

REAGIM NDAJ VENDIMIT PËR INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE PËR KF LLAPIN, MUA SI KRYETRAJNER DHE STAFIN E KLUBIT

Duke e parë njoftimin e fundit të FFK-së dhe inicimin diciplinor gjoja për mua që udhëheqi skuadrën e Llapit duke u munduar që neglizhencën, qëllimet dhe keqpërdorimet e tyre të adresohen tek ne duke aloduar se kam dhënë deklarat të pa bazë ku gjithë opinioni e ka parë krimin e referimit dhe masakrimin nga referimi i deleguar me qëllime të caktura. Ne si klub shprehim shqetësimin tonë ku Federata e Futbollit po mundohet që problemet e tyre të brendshme t’i bart tek klubet dhe pikërisht ndaj skuadrës së Llapit sepse unë dhe skuadra ime gjithmonë kemi reaguar ndaj padrejtësive që po na bëhen andaj inicimi diciplinor ndaj meje që nuk më shqetëson fare sepse asnjë bazë ligjore nuk ka që të më ndalohet e drejta e shprehjes e cila është lejuar me të drejtat e njeriut në vitin 1448 në Paris ku çdo njeri ka të drejtën e shprehjes së lirë.

Inicimi diciplinor është bërë qëllimshëm pasi që asnjë problem nuk ka ndodhur në ndeshje por këlyshi i Agim Ademit, delegati i ndeshjes ka ardhur i dirigjuar me gjyqtarë për t’ia humbur Llapit ndeshjen dhe ajo është vërejtur që nga fillimi deri në mbarim të ndeshjes si dhe pas ndeshjes. Delegati i ndeshjes, doli me deklaratë për media duke shpifur dhe duke e manipuluar opinionin me gënjeshtra të pa baza për Sekretarin dhe futbolistët e Llapit, i cili për qëllim kishte humbjen e imazhit të klubit, futbollistëve dhe qytetit të futbollit, Podujevës.

Kërkojmë urgjentisht nga organet e drejtësisë që sa më shpejt ta zbardhin rastin e ndeshjes. Ne kemi shprehur shqetësimin tonë pasi që nga vdekja e Legjendës, Fadil Vokrri, individët e FFK-së iu kanë vërsulur padrejtësisht skuadrës së Llapit për ta dëmtuar por ne ju themi se besojmë fuqishëm në organet e drejtësisë së gjyqësisë se ata do ta thojnë fjalën kryesore dhe vendimtare dhe pastaj ne si klub do të veprojmë duke u bazuar në etikën e klubit, më pas do të fillojmë procedurat tona gjyqësore ndaj Delegatit të ndeshjes për deklaratat e pa baza, shpifjet e tij dhe dëmtimin e imazhit të klubit. Për fund, pas vendimit dhe përfundimit të organeve të drejtësisë dhe hetuesisë do paraqesim kallëzim penal ndaj FFK-së për arsyen e njëjtë: dëmtimin e imazhit të klubit dhe dhe reputacionin e krijuar me vite.

Me respekt
Kryesia e klubit, e shqetësuar me FFK-në që po dëmton K.F. Llapin dhe një qytet të futbollit me traditë!

REAGIM NDAJ VENDIMIT PËR INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE PËR KF LLAPIN, MUA SI KRYETRAJNER DHE STAFIN E KLUBITDuke e…

Publiée par Tahir Batatina sur Mercredi 17 juin 2020