75 Mall Live Search
16:32 / E Hënë, 15 Qershor 2026 / L A

Nuk ka rikthim për Nico Paz te Reali, qëndron te Como

Nico Paz nuk do të rikthehet te Real Madridi sezonin e ardhshëm.

Kjo pasi që argjentinasit, i është komunikuar vendimi nga Mourinho se nuk do të ketë vend në 11-shen e tij startuese.

Ai do të vazhdojë qëndrimin e tij te Como, ku pritet të udhëheq skuadrën e tij në sezonin e tyre debutues në Ligën e Kampionëve.

Paz, është shndërruar në një nga lojtarët më të mirë në Serie A, ku bëri 75 paraqitje dhe shënoi 19 gola dhe 17 asistime, që kur ju bashkua në vitin 2024./IndeksOnline/