75 Mall Live Search
14:20 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ministri Likaj, takohet me përfaqësues të institucioneve private të arsimit të lartë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të institucioneve private të arsimit të lartë (IPAL), me të cilët ka biseduar për gjendjen aktuale në këto institucione, por edhe për sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen.

Ministri Likaj, me këtë rast theksoi rëndësinë që ka IPAL-i në zhvillimin e arsimit të lartë, ndërsa tha se është i gatshëm për të bashkëpunuar brenda kompetencave ligjore.

Po ashtu, ministri i garantoi të pranishmit se përfaqësuesit e universiteteve publike dhe të IPAL-it do të jenë pjesë e hartimit të politikave publike të arsimit të lartë, në mënyrë që të punohet bashkërisht për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë në përgjithësi.