Trepça 89: A duhet ta mbyllim gojën nga të këqijat që na vijnë nga krerët e FFK-së?

Klubi i Trepçës 89 ka reaguar ashpër ndaj Komisioni të Garave pasi këta të fundit iniciuan procedurë disiplinore ndaj kësaj skuadre për deklaratat pas ndeshjes kundër Dritës.
Klubi nga Mitrovica ka thënë se FFK po mundohet të ua mbyll atyre gojën që të mos flasin kundër skenarit që kanë përgatitur, transmeton Indeksonline.
Ata e kanë quajtur masakër referimin e javës së fundit.
Postimi i plotë i Trepçës 89:
Kundershtim
Ne inicimin nga Komisioni i Garave I FFK’se, per vepren shpifje, ofendim per personat zyrtar.
Eshte e cuditshme se si Komisioni i Garave, ne vend se te mirret me referimin skandaloz duke demtuar rende klubin Trepça89, ata tani si duket duan qe edhe te na mbyllin gojen e ne te mos flasim, e te pajtohemi me gjithe skenarin e pergaditur nga kreret e FFK’se dhe kreret e delegimit te refereve.
Eshte me se e qarte se ne marreveshjen ne mes Klubeve te Superliges dy nenkryetareve te FFK’se dhe Sekretarit u arrit Marreveshja qe tre anetare te klubeve te superliges te jene ne mbikeqyrje te komisionit te delegimit te refereve. Kjo ne xhiron e pare funksionoi per mrekulli nuk pati asnje vrejtje nga askush. Por per cudi kjo nuk i pelqeu dikujt dhe mu ne kete xhiro fare nuk u ftuam ne si komision nga Superliga dhe ne kete xhiro u be masakra ne referim dhe linden paknaqesite.
Pra si eshte e mundur tani edhe ne a duhet edhe ta mbyllim gojen nga gjithe keto te kqija qe vien nga kreret e FFK.
Presidenti i KF TREPÇA’89
z. Abedin Zeka BEKI
Mitrovicë 17.06 2020.