Kishte interesim nga gjigantë evropian, Porro drejt qëndrimit te Tottenhami
Pedro Porro do të mbetet lojtar i Tottenham Hotspurit.
Kjo pasi që spanjolli, ka vendosur të vazhdojë kontratën me klubin e tij, duke i dhënë fund polemikave rreth të ardhmes së tij.
Kontrata e tij ka vlerë 5 vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
Porro, ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm për “Spurs” në një sezon negativ, ku bëri 47 paraqitje dhe shënoi 2 gola dhe 6 asistime.
Ai është aktualisht në grumbullim me Spanjën në Botëror, ku po përgatitet për ndeshjen e parë ndaj Cape Verdes./IndeksOnline/

