75 Mall Live Search
21:49 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / indeksADMonline

Florian Dushi emërohet zv/ministër në Ministrinë e Drejtësisë

Florian Dushi është emëruar nga kryeministri Avdullah Hoti në postin e zëvendësministrit në Ministrinë e Drejtësisë.

Dushi tha se do të angazhohet që të mos prodhohet drejtësi selektike në Kosovë , duke u zotuar publikisht se do të angazhohet me gjithë qenien e tij, dijen dhe përvojën për këtë çështje.

Gjithashtu Florian Dushi shtoi se do të mbetet pranë qëndrimit se ndërtimi i shtetit të së drejtës mbete krye-sfidë, transmeton Indeksonline.

Ministria e Drejtësisë në Qeverinë Hoti udhëhiqet nga AAK, ku saktësisht ministër është zgjedhur Selim Selimi.

Postimi i plotë:

Të respektuar miq,

Sot, sërish, për herën e tretë, sipas propozimit të Degës së Dytë dhe përfundimisht aprovimit nga Kryetari dhe Kryesia e LDK-së, jam emëruar Zv.Ministër në Ministrinë e Drejtësisë nga ana e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z.Avdullah Hoti.

I vetëdijshëm për sfidat e jashtëzakonshme me të cilat ballafaqohet sistemi i drejtësisë në vendin tonë, zotohem publikisht, se do të angazhohem me gjithë qenien time, dijen dhe përvojën, brenda autorizimeve që kemi, që ky sistem, asnjëherë më, të mos prodhojë drejtësi selektive në vendin tonë, por të jetë një sistem vërtetë i drejtë dhe efektiv, i cili qytetarët e vendit tonë i trajton në mënyrë të barabartë, duke mos e veçuar askënd pavarësisht statusit të tij ekonomik, politik apo përgjithësisht, statusit shoqëror dikush mund të ketë.

Ky është synimi ynë, i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Qeverisë që udhëhiqet nga ajo.

Prandaj, unë edhe më tutje mbetem pranë qëndrimit se, NDËRTIMI I SHTETIT TË SË DREJTËS, mbetet KRYESFIDË për institucionet e Republikës së Kosovës dhe për të gjithë ata që vendin duan ta shohin të zhvilluar e të integruar në institucionet ndërkombëtare!