75 Mall Live Search
09:10 / E Enjte, 18 Qershor 2020 / indeksADMonline

350 puseta ujërash të zeza pastrohen brenda muajit, në Prishtinë

Kompania rajonale e ujësjellësi “Prishtina” sh.a përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, ka thënë se po merren me pastrimin e pusetave të ujërave të zeza, e një i tillë ka shpërthyer në lagjen “Dardania”, te Kurrizi.

Kjo kompani thotë se kanë mbi 350 raste të tilla brenda një muaji.

Ky është postimi:

Pastrimi i pusetave të ujërave të zeza është i pashmangshëm nga ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të rrjetit të kanalizimit.
Është punë e vështirë, e mundimshme, e lodhshme, madje të futesh brenda pusetës me fekale mund ta merrni me mend ndjenjën që shfaqet.
Ky rast që po e shihni në video është në lagjen “Dardania”, te Kurrizi.
Punëtorët e shkëlqyeshëm që kemi pastrojnë mbi 350 raste të tilla brenda një muaji.
Të ruajmë rrjetin e kanalizimit, sepse kështu ne mbrojmë dhe ruajmë shëndetin publik!