Homazhe për nder të Ditës së Çlirimit të Skenderajt

Në ditën kur Skenderaj po shënon 21-vjetorin e çlirimit nga forcat okupatore serbe sheshi i këtij qyteti ka marrë pamje festive.
Flamujt e Republikës së Kosovës dhe flamuri kombëtar kuq e zi janë vendosur në të gjithë qytetin.
Për të shënuar këtë ditë kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari i shoqëruar nga kabineti i komunës ka bërë homazhe te shtatorja e Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në Skenderaj.
Nga aty ai është nisur për në Kompleksin Memorial në Prekaz ku është vazhduar me nderime te varri i Adem Jasharit dhe të të rënëve të tjerë.