Lajm i mirë për Teatrin e Qytetit të Gjilanit

Drejtori i Teatrit të Gjilanit, Erson Zymberi ka bërë të ditur se këtë muaj, të gjithë punëtorët e Teatrit të Gjilanit përfshirë aktorët dhe stafin teknik do të marrin kontratat e tyre të rregullta.
Ai ka thënë se Teatri që ai drejton është bërë teatri i pare i qyteteve që ka përmbyllur me sukses dhe transparencë të plotë procesin e rregullimit të rekrutimit të stafit përmes audicioneve dhe konkurseve publike, shkruan Indeksonline.
Ky është postimi i plotë i Erson Zymberit në Facebook:
“Pas një pune të lodhshme, të mundimshme e shumë insistuese, pas më shumë se 350 emailave, 48 kërkesave e mbi 100 takimeve, pas krijimit të Asociacionit të Teatrove Publike të Qyteteve të Kosovës në Gjilan, pas unifikimit të qëndrimeve tona, si Drejtor i Teatrit të Gjilanit por dhe si regjisor, koleg e artist, ndjehem i lumtur pafundësisht që këtë muaj, të gjithë punëtorët e Teatrit të Gjilanit përfshirë aktorët dhe stafin teknik marrin kontratat e tyre të rregullta. Sot, Teatri i Gjilanit bëhet teatri i parë i qyteteve që ka përmbyllur me sukses dhe transparencë të plotë procesin e rregullimit të rekrutimit të stafit përmes audicioneve dhe konkurseve publike.
Rregullimi përfundimtar i statusit të Teatrit të Gjilanit por dhe i teatrove tjera ka mbrapa një ekip njerëzish për të cilët do të jemi falenderues gjithë jetën.
Faleminderit Lutfi Haziri, Salvador Elmazi, Zijadin Maliqi, Kujtim Gashi dhe i fundit por ndër më të zëshmit Naser Zymberi.
Suksese të gjithë teatrove tjera të qyteteve të cilat janë në zhvillim të procedurave të konkurseve. Mbarësi!
Ditë të mira për teatrot tona.”
/IndeksOnline/