75 Mall Live Search
10:22 / E Enjte, 18 Qershor 2020 / indeksADMonline

​Ujësjellësi paralajmëron borxhlinjtë: Nga 1 korriku ju dërgojmë te përmbaruesi

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se duke filluar nga 1 korriku do të fillojë të procedojë te përmbaruesi të gjithë borxhlinjtë.

Për të shmangur këtë procedurë, e cila ka edhe kosto shtesë, KRU Prishtina” apelon konsumatorët që të shlyejnë borxhet e akumuluara deri më 1 korrik.

Ky është njoftimi i plotë:

KRU ”Prishtina” fillon me punonjësit e saj dhe vazhdon me konsumatorë të tjerë borxhlinj,

Lexoni si vijon, se për çka bëhet fjalë!

Të nderuar konsumatorë,

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” sh.a., qëllimin kryesor e ka ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit. Për të përmbushur këtë mision me sukses dhe për të ofruar furnizim stabil me ujë të pijshëm dhe cilësorë, sigurisht që kërkohet angazhim maksimal dhe ka kosto të lartë në trajtimin e ujit dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit në vazhdimësi.

Në mënyrë që t’ju ofrohet ky shërbim cilësor, kërkohet nga ju që, të përmbushni obligimin tuaj ndaj pagesës së faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit.

KRU “Prishtina” sh.a., ju njofton se duke filluar nga data 1 korrik 2020 do të vazhdojë me procedimin e konsumatorëve borxhlinj në procedurë përmbarimore te permbaruesit privat. Inicimi i kësaj procedure përmes përmbaruesve privatë do të krijonte shpenzime shtesë dhe do të vështiresonte përmbushjen e obligmit tuaj duke paguar taksën shtesë.

Prandaj, për t’ju shmangur kësaj procedure, kërkohet nga ju që të reflektoni në kohë sa më të shkurtër dhe të përmbushni obligimin tuaj, në të kundertën do të jemi të detyruar që çdo konsumator borxhlinj, fillimisht pa anashkaluar punonjësit e KRU “Prishtina” sh.a., do të dergohen në përmbarim.