Trumpi sanksione Kinës – shkak shtypja e ujgurëve myslimanë

Presidenti i SHBA-së Donald Trump nënshkroi një propozim ligjor për futjen e sanksioneve kundër Kinës për shkak të shtypjes së pretenduar të Pekinit ndaj ujgurëve myslimanë.
Në të njëjtën kohë, një libër i diskutueshëm i ish-këshilltarit të sigurimit kombëtar të Trumpit, John Bolton, i cili ngriti pluhur në Uashington, publikoi dëshmitë për mënyrën se si Trumpi gjoja e inkurajoi Kinën të mos mbyllte kampe të detyruara për grupet e pakicave, transmeton Reutersi.