75 Mall Live Search
11:57 / E Enjte, 18 Qershor 2020 / indeksADMonline

Policia kap dy thasë me cigare të kontrabanduara

Policia e Kosovës gjatë implementimit të një plani taktik lidhur me aktivitete kriminale në një pikë kufitare në Pejë, ka gjetur dy thasë të mbushur me paketa cigaresh të kontrabanduara.

Gjatë verifikimit të mallit është konstatuar se kishin qenë gjithsej 7.500 paketa cigare.

Lidhur me rastin janë njoftuar Dogana e Kosovës dhe prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.