Vidal tallet me referimin në ndeshjen Real Madrid-Valencia

Sonte është duke u zhvilluar ndeshja mes Real Madridit dhe Valencias.
Në pjesën e parë, pati një moment kontestues, ku referi u deshtë të përdor VAR-in, transmeton Indeksonline.
Referi kryesor i ndeshjes ia anuloi një gol Valencias pasi, sipas tij, një nga lojtarët e Valencias që pati kontakt me topin ishte në pozitë jashtë loje.

Ky vendim po kritikohet shumë nga tifozët në rrjetet sociale, pasi sipas tyre goli ishte i rregullt dhe lojtari nuk pati kontakt me topin.
Kundër këtij vendimi ka dal edhe futbollisti i Barcelonës, Arturo Vidal. Ai në ‘Instastory’ ka publikuar një fotografi ku shihet një emoji duke qeshur dhe dy vijat që vendosen për ta parë nëse është ofsajd a po jo.

Skuadra e Real Madrid dhe ajo e Barcelonës janë në garë të ashpër me njëra-tjetrën për titullin e ligës këtë sezon.
Në rast se skuadra nga Madrid dështon, atëherë Barcelona do të ishte shumë afër titullit të La Ligas./Indeksonline/