75 Mall Live Search
11:02 / E Shtunë, 20 Qershor 2020 / indeksADMonline

Tea Belegu me linjë personale të veshjeve, vjen unike dhe origjinale

Megjithëse rrugëtimi drejt fillimit të linjës tuaj të veshjeve është veçanërisht sfidues, në fund të gjitha majat dhe luginat e saj ia vlejnë kur produkti yt del plotësisht origjinal.

Kështu një brand i ri i veshjeve i është bashkuar tregut, bëhet fjalë për Tea Belegun e cila ka filluar me linjë personale.

Veshjet janë unike dhe origjinale, e për të cilat Tea ka punuar me shumë përkushtim e profesionalizëm.

Askush nuk e kërkon edhe një produkt tjetër në industrinë e pafund të rrobave, dhe nuk ka ndonjë manual të shkruar, kështu që i gjithë procesi i dizenjimit së rrobave përbëhet nga shumë zgjedhje bazuar thjesht në ndjenjat dhe preferencën personale.

Gjërat origjinale mund të duken ndryshe ose të gabuara [logjikisht], por nëse besoni në to, duhet t’i bëni ato. Në fund të fundit, ju jeni personi që do të krijoni. Prandaj e duam atë që bëjmë! Shpresoj që ta doni edhe ju, është shprehur Tea lidhur me lansimin e linjës së saj personale./Indeksonline/