Nëse nuk ndryshon kryesia e Federatës, tetë skuadra të Superligës tërhiqen nga garat

Trjaneri i llapit, Tahir Batatina ka qenë shumë kritik ndaj gjyqtarëve, ku ndaj Feronikelit pretendon se iu mohuan dy penallti.
Ai ka thënë se tetë skuadra të Superligës janë dakorduar që të mos fillojnë sezonin e ardhshëm nëse nuk ndodhin ndryshime në Federatë.
“Jemi dakorduar me tetë president klubesh të Superligës që mos të fillojnë garat në edicionin e ri nëse nuk ka ndryshim në federatë”, tha pas ndeshjes së sotme Batatina për SSK.
Kujtojmë, Llapi i Batatinës humbi 2:1 ndaj Feronikelit, me dy golat e shënuar nga Mevlan Zeka nga penalltia, kurse për skuadrën e tij shënoi Ymeri. /Indeksonline/