75 Mall Live Search
23:57 / E Diele, 21 Qershor 2020 / C E

Reali rikthehet në krye të La Ligas, falë gabimit të Barcës dhe gjyqtarit

Real Madrid ka shënuar fitore me rezultat 1-2 ndaj Real Sociedadit në ndeshjen e xhiros së 30-të të La Ligas.

Mbretërit kaluan në epërsi në minutën e 50-të me golin e shënuar nga penalltia të Sergio Ramos.

Adnan Januzaj barazoi rezultatin në minutën e 68-të por goli iu anulua nga gjyqtari për pozicion jashtë loje.

Në kundërsulm, Reali dyfishoi epërsinë me anë të sulmuesit Karim Benzema.

Merino ngushtoi rezultatin shtatë minuta para fundit, por Sociedad nuk arritën të marrin pikë nga kjo ndeshje.

Me këtë fitore, Reali merr vendin e parë me 65 pikë, po aq sa ka Barca në vendin e dytë. /IndeksOnline/