75 Mall Live Search
07:07 / E Hënë, 22 Qershor 2020 / indeksADMonline

Vuçiq reagon pas zgjedhjeve: Fitova besim të madh nga populli, kam marrë më shumë se dy milionë vota

Presidenti i Serbisë dhe kryetari i partisë SNS, Aleksandar Vuçiq,  sonte ka deklaruar se lista që barte emrin e tij fitoi besimin e e popullit në Serbi.

Ai tha se kanë fituar më shumë se 2 milionë vota.

“Unë kam qenë në politikë për një kohë të gjatë, por kurrë nuk kam provuar një moment si ky. Sonte kemi fituar besimin e madh të njerëzve, më i madhi ndonjëherë në Serbi, në kushte kur pak besuan në të,” tha Vuçiç në një fjalim në selinë e partisë, shkruan Tanjug.

Deri tani partia që drejton ai ka marrë mbi 62 përqind të votave në tërë Serbinë.