75 Mall Live Search
19:38 / E Hënë, 22 Qershor 2020 / indeksADMonline

Setien: Të gjithë e pamë çfarë ndodhi në ndeshjen Real – Sociedad, ende besoj tek titulli

Fitorja e mbrëmshme e Realit ka ngjallur shumë polemika gjithandej në botë.

Kjo pasi që gjyqtari kryesor i ndeshje akordoni një penallit, ku edhe pas përësëtirjev të pamjeve në VAR konfirmohej se mbrojtësi i Sociedad nuk e prekte fare brazilianin Vinicius, ndonëse ky i fundit u rrëzua në zonë dhe Sergio Ramos shënoi golin e avantazhit për Realin.

Këtë rast nuk ka lënë pa e komentuar as trajneri i Barcelonës Quique Setien, i cili në konferencën e zakonshmë për shtyp deklaroi se të gjithë e pamë se çfarë ndodhi dje dhe se ai beson në titullin e kampionit, tranmeton IndeksOnline.

“Atë që ndodhi dje me VAR-in e pa e gjithë bota dhe nuk ka nevojë ta komentoj unë. Nuk e di pse disa aksione rishikohen në VAR dhe disa të tjerë jo. Megjithatë gara për titullin është ende e hapur dhe unë besoj se do t’ia dalim. Tani nuk na lejohen më gabime deri në fund, por e njëjta gjë vlen edhe për Realin. E kemi nisur mirë këtë periudhë post-pandemi, pasi kemi marrë dy fitore dhe një barazim, ndërkohë që kemi shënuar 6 gola dhe nuk kemi pësuar asnjë. Skuadra prodhon lojë dhe jam i kënaqur”, deklaroi Setien./IndeksOnline/