75 Mall Live Search
20:48 / E Shtunë, 13 Qershor 2026 / L A

FIFA ndalon fanelat e Egjiptit, i kërkon që të ndryshojë ngjyrën e numrave dhe heqjen e yjeve

Botërori 2026 sapo ka filluar dhe polemikat janë të pafund. E fundit në listë është ajo mes Egjiptit dhe FIFA. Qeveria e futbollit botëror i ka komunikuar kombëtares nga vendi afrikan që të bëjë ndryshime në uniformat e futbollistëve pasi nuk i plotësojnë normat e turneut.

Egjiptit i kërkohen 2 modifikime; heqja e yjeve nga logoja dhe ndryshimi i ngjyrës së numrave të futbollistëve në fanela.

Egjipti ka në logon e tij 7 yje ku secili prej tyre i korrespondon një titulli në Kupën e Kombeve të Afrikës, kompeticioni më i rëndësishëm i kontinentit. ‘Faraonët’ kanë qenë kampionë në edicionet 1957, 1959, 1986, 1998, 2006, 2008 dhe 2010 dhe janë skuadra që e ka fituar më shpesh këtë trofe. Por FIFA i komunikoi se nuk mund t’i mbajë yjet në fanelë në Botëror dhe se vetëm vendet që e kanë fituar trofeun mund t’i mbajnë yjet.

Po kështu Egjipti duhet të modifikojë edhe një tjetër aspekt të fanelës. Uniformat kanë një dizenjo të numrave me ngjyrë të artë dhe kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur kështu. Prej vitesh kombëtarja e Egjiptit i ka mbajtur numrat me këtë ngjyrë.

Por FIFA u shfaq strikte pasi dallueshmëria e numrave është shumë e rëndësishme për transmetimet televizive. Qeveria e futbollit botëror i ka kërkuar Federatës Egjiptiane që numrat e fanelave të jenë të bardha për të bërë më të lehtë dallimin e ngjyrave