Hoti takohet me Thaçin, në orën 11:30

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti sot do ta takojë presidentin e vendit Hashim Thaçi në zyrën e tij në presidencë.
Këtë e ka bërë të ditur Zyra e kryeministrit, ndërsa takimi do të mbahet me fillim nga ora 11:30.
Ndërkohë Hoti do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit, ku do të raportojë në lidhje me platformën për dialogun me Serbinë, në prag të takimit të Washingtonit, më 27 qershor./IndeksOnline/